Ibrahimovic: Milani është ekip i ri dhe i uritur, unë ngre pak mesataren …

Edhe njëherë tjetër Zlatan Ibrahimovic udhëhoqi Milanin drejt fitores. Sulmuesi suedez shënoi një gol shumë të bukur me roveshatë, duke i dhënë 3 pikë ekipit të tij.

“Një gol i bukur, po, por rëndësi kanë 3 pikët në një ndeshje shumë të vështirë. Është skuadra më e re në Europë, jam vetëm unë që e ngre mesataren. Janë djem që kanë një uri të pabesueshme, ne duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë pozitive.

Të shohim më pas se ku mund të arrijmë. Ekipi po bën shumë mirë, punon dhe vuan në të njëjtën kohë. Një urim? Shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet për të gjithë dhe publiku të vijë të na shoqërojë në këtë aventurë të re”, deklaroi suedezi për platformën “DAZN”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP