Ibrahimovic ndjen ende dhimbje, bëhet i vështirë rikuperimi për derbin

Inter dhe Milani do të përballen më 5 shkurt në derbin e Madoninës, por që këtë sezon do të ketë një rëndësi të madhe dhe për titullin kampion. Pioli rrezikon që të mos ketë në dispozicion për sfidën kundër zikaltërve Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi ndjen akoma shqetësime në tendinë dhe nuk është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Juventusit. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.

Gjatë ditëve të kaluara kishte optimizëm për rikuperimin e gjigandit të sulmit kuqezi por në orët e fundit nuk ka pasur sinjale pozitive. Ibra ndjen ende dhimbje dhe vështirë se do të zbresë në fushë në fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?