Ibrahimovic ndryshon skemën e Milanit, kërkon Leaon titullar
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë një sulmues vendimtar për Milanin, por edhe do të luajë rolin e një lideri në fushë. Karakteri e ka bërë të japë opinionin e tij edhe në raste kur skuadra ka qenë e pasur me “yje” e jo më tani që kuqezinjtë janë në krizë identiteti, pa lojtarë të kalibrit të lartë.
Në këtë mënyrë, gjithnjë duke iu referuar medieve në Apenine, Ibra ka vendosur që në takimin e radhës në fushë të jetë Rafael Leao. 38-vjeçari e ka vlerësuar perfomancën e portugezit, me të cilin u aktivizua njëkohësisht në ndeshjen kundër Sampdorias.
Zlatani dëshiron që përkrah të ketë 20-vjeçarin, i cili erdhi në merkaton e verës nga Lille për 23 milionë euro. Jo vetëm kaq, duket se Ibrahimovic ka vendosur edhe për modulin. Nuk do të luhet me një sulmues kryesor, por me dy, pra që në takimin e radhës përballë Cagliarit në Sardegna do të aplikohet skema 4-3-1-2, me Calhanoglu në mbështetje të Ibras dhe Rafael Leaos.