Ibrahimovic në listën e Suedisë, reagon bomberi: Rikthimi i Zotit!

Kosova do të ketë përballë Zlatan Ibrahimovic kur të ndeshet ndaj Suedisë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Lajmi është konfirmuar nga federata suedez, që e ka pëfshirë në listën për tri sfidat e radhës.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016, gjatë Europianit “Francë 2016”. Futbollisti i Milanit ndërkohë nuk ka humbur kohë duke bërë një nga reagimet e tij tipike në rrjetet sociale: “Rikthimi i Zotit”.

Ibrahimovic synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?