Ibrahimovic: Nëse nuk do të besoja te projekti i Milanit, nuk do të kthehesha

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë konferencën e parë për shtyp pas rikthimit te Milani. Sulmuesi suedez, pas vizitave mjekësore dhe firmosjes së kontratës, në orën 10:00 të ditës së premte doli përpara mediave për të shpjeguar pse zgjodhi sërish kuqezinjtë në moshën 38-vjeçare dhe për objektivat personalë dhe të skuadrës.

“Milani mbetet Milan, historia nuk ndryshohet dot. Skuadra nuk është si më parë, kanë ndodhur shumë gjëra pas lamtumirës së Berlusconit, por unë jam futbollist dhe mendoj vetëm për gjërat që ndodhin brenda fushës së lojës. Jam gjithmonë njeri pozitiv, nëse nuk do të besoja te projekti i Milanit, nuk do të kthehesha”, tha Ibra.

Kur u pyet nëse objektivi i zonës Champions është ende i mundur, sulmuesi që ka zgjedhur numrin 21 te Milani u përgjigj: Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Kjo skuadër ka mundësi për më shumë, ka cilësi. Kampionati është i gjatë, duhet të punojmë shumë dhe të besojmë. Duhet të përmirësojmë gjërat në fushën e lojës dhe unë për këtë kam ardhur.

SHKARKO APP