Ibrahimovic: Nuk e di pse s’e kam fituar Topin e Artë, por kjo nuk e ndryshon karrierën time

Zlatan Ibrahimovic i dha lamtumirën Champions League që në fazën e grupeve. Sulmuesi suedez përveç trofeut me “veshë të mëdhenj” në karrierën e tij nuk ka mundur që të fitojë as Topin e Artë.

“Nuk e di përse nuk e kam fituar, unë mendoj vetëm për të luajtur. Varet nga mënyra se si shihen gjërat. Messi fitoi Topin e Artë, por të tjerët thonë se e meritonte Lewandowski. Nuk kam fituar as Champions League, thonë që s’do ta fitojë kurrë dhe gjërat të tjera, por kjo nuk e ndryshon karrierën time.

Nuk e ndryshon as kualitetin tim. Kam pasur fatin që të luajë me futbollistë të mëdhenj dhe ekipe të mëdha. Kam mësuar disa gjuhë të ndryshme dhe diçka e kam fituar”, u shpreh Ibrahimovic në një intervistë të dhënë Radio Deejay. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?