Ibrahimovic nuk fiton dot “Topin e Artë” në Suedi, çmimi shkon për …
Edicioni i vitit 2021 i Topit të Artë suedez është fituar nga Emil Forsberg, Mesfushori i Leipzig ishte shënuesi më i mirë i nordikëve në “Euro 2020”. Pavarësisht sezonit të shkëlqyer me fanellën e Milanit dhe kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh, Ibra nuk arriti të përsëriste triumfin e vitit 2020.
Sipas statistikave, për Zlatanin janë 12 Guldbollen të fituar deri më tani, një arritje e pabesueshme, por që nuk e ndihmoi të përsëritej. Suksesi i parë për sulmuesin erdhi në vitin 2005, më pas një dominim i pandërprerë nga viti 2007 në 2016, katër vjet mungesë dhe triumfi në 2020-ën në moshën 40-vjeçare. Një mision historik që në vitin 2021, megjithatë, nuk ishte në gjendje të përsëritej.
Këtë vit shtypi suedez në fakt ka vendosur të shpërblejë sezonin fantastik të Forsberg, autor i 9 golave dhe 6 asist me fanellën e Leipzig dhe gjithashtu protagonist i madh në “Euro 2020” me katër gola të shënuar.
KOHA JONË SONDAZH

