Ibrahimovic nuk paraqitet në grumbullim, mungon akordi me Milanin
Milani do të rikthehet nesër në fushë për të nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm futbollistik, nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli. Mungesa e madhe do të jetë Zlatan Ibrahimoviç, i cili pavarësisht 39 viteve mbi supe, ndihmoi shumë skuadrën për të marrë disa rezultate pozitive radhazi.
Te Milani të gjithë duan t’i rinovojnë me gjigantin suedez edhe për sezonin e ardhshëm, por palët nuk kanë gjetur ende akordin për pagën që Ibra do të fitojë.
Optimizmi nuk mungon se marrëveshja e re do të firmoset shumë shpejt, pasi palët janë vetëm një milionë euro larg njëra-tjetrës, me sulmuesin që kërkon 7 milionë euro në sezon dhe Milanin që ofron 5 milionë euro plus bonuset, për të shkuar në një shifër prej 6 milionë eurosh.