Ibrahimovic paralajmëron largimin nga futbolli: Jam afër vijës finale!

“Unë jam afër vijës fatale. Kam pak frikë. Nëse duhet të ndalem, çfarë do të bëj? Po përpiqem ta shtyj vijën e finishit, duke luajtur dhe duke shënuar gola. Por padyshim, që të vazhdoj të luaj, duhet të qëndroj mirë fizikisht, duhet të jem në gjendje ta bëj këtë, duhet të jem në gjendje të argëtohem duke luajtur”, këto ishin disa nga fjalët e Zlatan Ibrahimovic dhënë për “ESPN”.

Sulmuesi suedez është pranë titullit kampion në Serie A me Milan, por ai mendon edhe për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen: “Nuk ka kuptim të luash nëse vuan shumë. Është më mirë të jesh realist dhe t’i thuash vetes: Kaq mjafton! Dhe fillon një kapitull të ri.

Po të mendoja për largimin tim nuk do të mund të ndihmoja as shokët e ekipit dhe as veten për të bërë atë që do të doja. Futbollistët ndjekin të njëjtin program çdo ditë, unë e kam këtë rutinë prej 25 vitesh. Lojtari është si ushtar. Unë jam afër vijës së finishit, por jo akoma mbi të”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?