Ibrahimovic përzgjidhet si lojtari më i mirë i muajt tetor në Seria A

Lega Seria A ka vlerësuar Zlatan Ibrahimovic si më të mirin për muajin tetor. Sulmuesi i Milanit po kalon një formë shumë të mirë te kuqezinjtë, duke i udhëhequr për momentin në krye të kampionatit.

Vlerësimi është bërë nga Stats Perform, teksa suedezi nuk ka humbur asnjë duele në fazën sulmuese. Ka arritur që të bëjë pasime të sakta në masën 94 për qind, ndërkohë që ka pasur një rendiment shumë të mirë edhe në aspektin fizik dhe teknik.

Bomberi ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje, duke i dhënë një tjetër fytyrë skuadrës së Milanit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP