Ibrahimovic s’di të ndalet, 4 dekada në fushën e blertë

Zlatan Ibrahimovic luajti dje ndeshjen e parë në përvojën e tij të dytë te Milani. Ndaj Sampdorias ishte sfida e parë për të edhe në dekadën e re. Nga Malmoe, në vitin 1999, te “Djalli” në 2020, Zlatani është një legjendë e gjallë që prek 4 dekada në futbollin profesionist: në vitet 1990, 2000, 2010 dhe tani, në vitet 2020.

Dekada e parë identifikohet me skuadrën e tij të vendlindjes, Malmoe.

Dekada e dytë përfshin eksperiencën e tij tek Ajaxi, Juventusi dhe Interi.

Dekada e tretë nënkupton fanellat e Barcelonës, Milanit, PSG dhe LA Galaxy.

Dekada e katërt nisi me Milanin, në epokën e dytë të gjigantit suedez me fanellën kuqezi.

Suedezi u duartrokit e brohorit gjatë nga tifozët në “San Siro”, në minutën e 55-të, kur u hodh në fushë, por Milani nuk mundi ta gjente rrugën e golit edhe me të, ndaj një kundërshtari të dorës së dytë. Në eksperiencën e tij të mëparshme në këtë klub, Ibrahimovic e ndihmoi Milanin të fitojë titullin e Serie A në sezonin 2010-2011.

SHKARKO APP