Ibrahimovic shërohet nga koronavirusi, gati për derbin ndaj Interit

Milani merr lajmin e shumëpritur, Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ka njoftuar pasditen e sotme se ia ka dalë të mposhtë koronavirusin, pasi ka rezultuar negativ në testin e fundit që ka zhvilluar dhe që nga dita e nesërme pritet të stërvitet në fushë nën urdhrat e Stefano Piolit.

Ka qenë vetë sulmuesi 39-vjeçar që ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale personale se është i shëruar dhe se tani i ka përfunduar edhe koha e karantinës, ndaj është i lirë të dalë jashtë.

SHKARKO APP