Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja në “frymën e fundit” ndaj Udineses (VIDEO)
Milani bën një tjetër ndalesë në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Udineses. Në minutën e 17-të, mbrojtja kuqezi bën një gabim duke i dhënë mundësinë Beto-s që vendoset përballë portierit Maignan, por më pas në goditje e dytë ai e dërgon në rrjetë.
Ekipi i Piolit vuan shumë në gjetjen e hapësirave, teksa goli i barazimit do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes. Në minutën e 92-të, Zlatan Ibrahimovic përfiton nga një rrëmujë në zonë duke arritur që të finalizojë një aksion me një veprim akrobatik.
Milani mbetet momentalisht në vendin e parë me 39 pikë, dy më shumë se Interi që mund të marrë kreun me një fitore të mundshme ndaj Cagliarit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

