Ibrahimovic siguron tifozët: Dëmtimi jo i rëndë, vetëm 1 ose 2 javë pushim!

Pasi triumfoi për herë të 12-të në karrierë Topin e Artë suedez, në një intervistë për mediat në vendlindjen e tij, Zlatan Ibrahimovic ka qetësuar tifozët e Milanit për sa i përket dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit duke theksuar se do të mungojë nga 1 deri në 2 javë dhe jo më tepër, ndërsa ka shprehur edhe një dëshirë të tijën për të luajtur futboll deri në moshën 50-vjeçare.

“Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare. Në moshën time duhet mentalitet përveç talentit. Gjithçka është në kokë, nëse dëshiron, mundesh“, deklaroi ylli i Milanit.

SHKARKO APP