Ibrahimoviç thuajse i Milanit, por ka një problem të fundit për t’u zgjidhur

Zlatan Ibrahimoviç ende nuk ka zyrtarizuar asgjë në profilet e tij sociale, por sipas miqve të tij zgjedhja do të jetë Milani. Nuk është rastësi që dje koordinatori i zonës teknike të Bolonjës Walter Sabatini njoftoi se pista emiliane ishte mbyllur. “Ishte vetëm një sugjerim i bukur. Ai bëri zgjedhje të tjera profesionale më shumë se legjitime nga këndvështrimi i tij, nuk ka të bëjë me paratë”, deklaroi Sabatini.

MARRËVESHJA- Në realitet ka ende çështje ekonomike që duhet të përcaktohen, veçanërisht të lidhura me një rinovim të mundshëm të kontratës: Ibrahimoviç nuk është i kënaqur me ofertën e parë të Milanit (dy milionë euro për gjashtë muajt e parë, katër për sezonin vijues) dhe mbi të gjitha formula e propozuar, sipas së cilës ai do të jetë i lidhur vetëm me një kontratë 6 mujore, e cila do të rinovohet në bazë të performancës së tij.

Drejtuesit e klubit të Milanit mendojnë se kanë formuluar një propozim konkret dhe serioz, duke ofruar maksimumin e mundshëm duke pasur parasysh situatën. Dhe për momentin ka një staf këshilltarësh të jashtëm që po punojnë për këtë afrim, jo vetëm agjenti i lojtarit Mino Raiola, për të përfunduar atë që mund të cilësohet si një transferim i kryer. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP