Ibrahimovic tundohet nga Bologna, zbulohet telefonata me Mihajlovic

Në merkaton e dimrit Zlatan Ibrahimovic vendosi të kthehej në Itali te Milani, teksa në garë për të ishte edhe skuadra e Bolognës. Gjithsesi në fund të këtij sezoni gjërat mund të ndryshojnë, me suedezin që mund të kalojë te skuadra e Sinisa Mihajlovic.

Për momentin Ibra te Milani duket se ndihet mirë, por pret që të kuptojë se çfarë projekti do të kenë kuqezinjtë dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri. Shume pikëpyetje që e kanë bërë Ibrën të rimendohet dhe në krahun tjetër kanë nxitur trajnerin e Bolognas, Sinisa Mihajlovic t’i japë një mesazh suedezit duke e ftuar në Bologna ku do të ishte dhe në qendër të projektit të skuadrës që ai drejton.

Lajmin për interesimin e Bologës e ka zbuluar vetë trajneri Mihajlovic: “Më ka telefonuar disa ditë më parë. Do të shohim se çfarë do të vendose në verë. E sigurte që nuk do të qëndrojë te Milani, por nuk dihet nëse do të qëndrojë në Itali apo do të kthehet në Suedi”.

SHKARKO APP