Ibrahimovic zbarkon në Milano, kryen vizitat mjekësore
Zlatan Ibrahimoviç rikthehet zyrtarisht te Milani. 9 vjet pasi veshi për herë të parë fanellën e Djallit, sulmuesi suedez i bashkohet sërish skuadrës, që në këto momente ndodhet në një prej periudhave më të vështira në histori.
Sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratën 6-mujore, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.
Zlatan Ibrahimoviç do të prezantohet këtë të premte, në orën 10:00 të paradites, ndërsa më pas do të takohet me trajnerin Pioli dhe shokët e ekipit.
38-vjeçari do të jetë vetëm spektator në ndeshjen e së hënës kundër Sampdorias. Ai pritet të debutojë më 15 janar në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal.