Ibraimi: Të shmangim euforinë, Tirana dhe Partizani ekipet më të mira në Superiore

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi ka folur në prag të derbit të radhës ndaj Tiranës. Futbollisti theksoi se ka një ekip me futbollistë cilësorë, ndërkohë që sipas tij tabela tregon se kush është më e mirë mes Tiranës dhe Partizanit.

“Çdo fitore të kënaq dhe të jep më shumë qetësi për nesër. Presidenti ka ndërmarrë një projekt të madh dhe duhet marrë hap pas hapi, duke besuar se klubi do të shkojë aty ku duhet. Lojtarët e afruar janë me potencial në Superiore, por duhet punuar pa u ndalur gjithë kohën ashtu siç kam bërë edhe unë. Duhet të shmangim gabimet individuale dhe që na kap euforia në fushë. Duhet shumë punë për të arritur objektivat personale, por edhe të klubit.

Tirana apo Partizani? Tabela e tregon vetë, Tirana ka lojë më të mirë, por nuk duhet anashkaluar Partizani. Janë ekipet më të mira në Superiore dhe rivaliteti ndikon te të treja ekipet. Gjatë këtyre shtatë javëve, Tirana ka treguar më shumë cilës”, deklaroi Ibraimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?