Icardi: Dua të shkruaj historinë te PSG-ja, këtu ka shumë kualitet

“Dua të shkruaj historinë te PSG”. Mauro Icardi është gjithnjë e më shumë i dashuruar me ngjyrat e skuadrës franceze. Në një intervistë për kanalin e klubit ai ka folur për objektivat e tij personal. Argjentinasi është bërë sulmuesi më i shpejt në historinë e klubit që arrin të shënojë 10 gola, duke kaluar edhe Ibrën.

“Është krenari që të shkruash historinë te PSG-ja. Gjithmonë përpiqem që të jem i gatshëm që të jem një opsion për shokët e mi në lëvizje, për të gjetur një lojtar të lirë.

Shumë futbollistë kanë kualitet të lart. Skuadra ka shpesh kontrollin e topit dhe unë si sulmues i avancuar kërkoj të bëhem pjesë e aksionit. Ekipet kundërshtare presin shumë pas në zonën e tyre. Mundohem të ndihmoj shokët si me top ashtu edhe pa të. Jemi në një lojë ekipore”.

Më pas Icardi ka folur për eksperiencat e mëparshme: “Te Barcelona mësova shumë në aspektin taktik dhe teknik sepse filozofia e lojës është shumë e fortë. Më ka ndihmua në Itali për t’u përshtatur më shpejt. E gjitha kjo ka zbuluar zgjuarsinë time në fushë”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP