Icardi është rinuar te PSG, por në qershor mund të përfundojë te Juvja
“Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit, por do të jemi të lumtur edhe nëse qëndrojmë te PSG”. Në këtë mënyrë Mauro Icardi ka lënë të hapur të ardhmen e tij pas tripletës së shënuar ndaj Saint Etienne në Kupën e Francës.
Gazeta “Repubblica” ndërkohë ka zbuluar një tjetër skenar: Ish-kapiteni i Interit dëshiron që të luajë në Itali për të veshur fanellën e Juventusit, edhe pse ishte shumë pranë gjatë verës. Maurito dhe bashkëshortja-agjentja Wanda Nara po përgatisin terrenin për t’u transferuar në qershor te skuadra torineze. Sulmuesi argjentinas për momentin është në forma huazimi te PSG, që ka të drejtën për të blerë kartonin e tij për 70 milionë euro.
Edhe pse skuadra torineze ka në sulm emra si Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Higuain, afrimi i Icardit nuk do të ishte jashtë mode. Mosha e CR7 dhe Pipitës është një justifikim i mirë për të rinovuar disi repartin e avancuar. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi fillimisht duhet të ulet në tavolinë me Interin. /R.Lika-Koha Jone/