Icardi i lumtur në Paris, por ka një klauzolë që mund ta çojë te Juvja
Mauro Icardi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra e PSG, duke u bërë protagonistë javë pas jave. Deri më tani sulmuesi argjentinas ka gjetur 13 herë rrugën e rrjetës në 16 ndeshje, praktikisht realizon në 16 prekje të topit. Në një intervistë për faqen e klubit ai ka rrëfyer aventurën e re.
“5 muaj nga mbërritja ime te Paris Saint-Germain mund të them që jam përshtatur shumë mirë. Ka ardhur këtu me dëshirën e madhe për të treguar vlerat e mia dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Fola me shokët se si mund t’i ndihmoja. Menjëherë ishte një komunikim shumë i mirë me ta, kjo e ka bërë më të shpejt përshtatjen me klubin.
Të shënoj është diçka natyrale për mua, kërkoj gjithmonë të jem gjithmonë në pozicionin e duhur për të qenë sa më i saktë. Edhe nëse nuk kam mundësi për të shënuar duhet të qëndroj i përqendruar me modalitetin ‘vrasës’. Deri më tani kamë shënuar 150 gola dhe janë thuajse të ngjashëm.
Kam ardhur për të ndihmuar ekipin dhe për të fituar trofe. Objektivi është që të fitojë trofe me Paris Saint-Germain dhe po bëj më të mirën për t’i arritur”, deklaroi Icardi. PSG mund të blejë kartonin e tij në fund të sezonit, por ekziston edhe një klauzolë që mund të rikthehet sërish tek Interi, për t’u larguar më pas në ndonjë ekip tjetër, ku opsioni i parë do të ishte Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/