Icardi i mbetet në “derë” Interit, PSG nuk pranon ta blejë

Mauro Icardi ndo të vijojë që të jetë problem për Interin. Sulmuesi argjentinas edhe pse ka arritur që të jetë protagonist në fillimin e sezonit, sërish nuk ka mundur që të bindë PSG-n, që me shumë mundësi nuk do të aktivizojë klauzolën për blerjen e tij në shifrën e 70 milionë eurove.

Nga shkurti, deri në ndërprerjen e kampionatit ka qenë një periudhë e vështirë për të: 5 pankina radhazi, 6 në 7 ndeshjet e fundit zyrtare mes kampionatit e kupave përpara ndalesës. Icardi përfundoi në fund të hierarkisë së Psg, tekniku Tuchel vendosi të bëjë pa të.

Inter shpreson që muaji i shkurtit –të harrohet sa më shpejt. 70 milionë vlejnë një plusvalencë shumë të rëndësishme, me një impakt të madh në bilancin vjetor për të qenë “Ok” me “Fair Play-n Financiar”.

SHKARKO APP