Icardi kujton tripletën në derbi me Interin: Kurrë nuk harrohet!

Kur jemi vetëm dy ditë para derbit të Milanos dhe gradualisht vëmendja e botës së futbollit po zhvendoset pikërisht drejt sfidës së 17 tetorit.

Një nga personat më nostalgjikë për derbin e Milanos është edhe ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, i cili sot ka sjellë në kujtesë tre golat që shënonte fiks 3 vite më parë ndaj kuqezinjve dhe u jepte zikaltërve fitoren 3-2.

“Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet”, ka shkruar sulmuesi në Instagramin e tij, duke postuar edhe foton e festimit të njërit prej 3 golave të shënuar mbrëmjen e 15 tetorit të 2017-ës, kohë kur mbante edhe shiritin e kapitenit të Interit në krahun e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani argjentinasi nuk është më pjesë e zikaltërve dhe ka nisur sezonin e dytë me francezët e PSG-së, por nuk e ka harruar asnjëherë klubin ku edhe luajti për herë të parë në nivele të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?