Icardi një fantazmë te PSG, ja statistika e tmerrshme që i ndodhi dje

Mauro Icardi është duke kaluar një moment aspak pozitiv. Sulmuesi i PSG, në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Nices, nuk la ekzaktësisht asnjë gjurmë: sipas të dhënave të Opta-s, në fakt, argjentinasi ka prekur vetëm 6 topa gjatë gjithë kohës që ka qenë në fushë.

PSG u eliminua në mënyrë të bujshme nga Kupa e Francës nga Nice, që mori më të mirën në goditjet e penalltive pas 0-0 në kohën e rregullt. Icardi, i cili e nisi si titullar së bashku me Messin, qëndroi në fushë për 64 minuta para se të zëvendësohej nga Mbappé.

Kompania e statistikave Opta, raporton se: “Mauro Icardi ka prekur vetëm 6 topa kundër Nice, totali më i keq për një lojtar të PSG-së që ka luajtur më shumë se 45 minuta, që kur Opta përpunon të dhënat në të gjitha kompeticionet (2014/15). Fantazmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?