Icardi shijon pushimet me Wanada Nara-n në pishinën e tyre në Milano

Mauro Icardi nuk e humb kurrë mundësinë për t’u kthyer në Milano. Pas pushimeve në Afrikë, sulmuesi i PSG-së kaloi nëpër kryeqytetin Lombard, përpara se të fluturojë drejt Parisit.

Së bashku me të është dhe Wanda Nara, teksa ata shijojnë diellin milanez në pishinën e tyre, duke pritur të dinë nëse do të mbërrijë ndonjë lajm nga merkatoja.

Për Icardin nuk ka munguar interesimi nga Seria A, teksa pritet të shihet edhe e ardhmja e Mbappe, që do të ndikojë jo pak.

SHKARKO APP