Icardi thumbon Interin: PSG një hap përpara në karrierën time!
Mauro Icardi e ka harruar tërësisht Interin dhe tashmë është i përqendruar te aventura me PSG. Klubi francez bleu kartonin e plotë të argjentinasit, teksa duket se ky ishte edhe destinacioni që e lumturon më shumë bomberin.
“Jam 27 vjeç dhe kam kaluar shumë kohë në Itali. Ishte e rëndësishme për mua që të bëja një hap të madh përpara në karrierën time. Doja që të vija në një klub si PSG për të fituar tituj dhe për të luajtur në nivele të larta. Kjo më bëri që të ndryshoj mendje dhe të bëj një hap përpara në karrierën time.”, deklaroi argjentinasi.
Icardi ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje në total gjatë kësaj sezoni me fanellën e klubit francez. /R.Lika-Koha Jone/