Ideja e çmendur e Milanit, kërkon Guardiolën si trajner për sezonin e ardhshëm
Në pritje për të kuptuar nëse futbolli do të fillojë në Itali, shumë klube po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Në shtëpinë e Milanit, pas largimit të Boban, por mendojnë edhe për një revolucion në drejtimin e klubit.
Stefano Pioli, i cili zuri vendin e Marco Giampaolos në mesin e sezonit, duket se nuk ka bindur shumë ndaj dhe mund të largohet në fund të sezonit.
Ambicionet e Milanit për t’u rikthyer në nivele të larta, mund të kompletohen me afrimin e Pep Guardiolës Strategu spanjoll është emri i fundit që i është shtuar listës së dëshirës së kuqezinjve.
Sipas një analize të Sisal Matchpoint, kuota për një afrim të mundshëm të Guardiolës tek Milani është 33:00. Duket e vështirë, por në futboll nuk ka gjëra të pamundura. /R.Lika-Koha Jone/