Ideja e re e FIFA-s, Botërori i Klubeve çdo katër vite

Botërori për klube që njohim sot, mund të zhduket shumë shpejt si kompeticion. FIFA po studion mundësinë e krijimit të një formati të ri, për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave dhe një Botëror i ri për Klube, më i zgjeruar, dhe që do të zhvillohet çdo katër vjet në muajin qershor, duke nisur që nga viti 2021, është një nga propozimet më ambicioze që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka dërguar federatave kontinentale.

Një ndryshim ky i detyrueshëm për shkak të të ardhurave të ulëta që gjenerohen nga dy turnetë aktuale (Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve), por edhe për të shmangur hendekun që madh që ekziston mes pjesëmarrësve.

Formati i ri do të shmangë interferimin e Botërorit të Klubeve në kalendarin e kampionateve, sidomos në Europë. Propozimi i ri lidhet veçanërisht me anën financiare, pasi ndryshe nga Kupa e Botës, që organizon FIFA, as Kupa e Konfederatave dhe as Botërori i Klubeve nuk janë tërheqës për tifozët dhe sponsorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në historinë e Botërorit të Klubeve, trofeu është fituar vetëm nga skuadrat europiane dhe ato nga Amerika e Jugut. Infantino po i paralajmëron federatat kontinentale se ai i fituar nga Gjermania në “Rusi 2017” do të jetë edicioni i fundit i Kupës së Konfederatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?