Ideja e re e Tares, kërkon me ngulm ish-mesfushorin e Napolit
E ardhmja e Jose Maria Callejon mund të jetë sërish në Seria A. Pas mbylljes së kontratës me Napolin, mesfushori spanjoll është në kërkim të një skuadre të re.
Gazeta “Il Messaggero” raporton se së fundmi në garë për të është futur edhe Lazio. Igli Tare është gati që t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare me 3 milionë euro në sezon, 500 mijë euro më shumë se sa fitonte te skuadra e Napolit.
Kujtojmë që Callejon ishte një nga futbollistët e pazëvendësueshëm te Napoli, por pas afrimit të Gattusos gjërat ndryshuan, duke detyruar lojtarin që të largohej pas mbylljes së kontratës. /R.Lika-Koha Jone/