Iftari tradicional i futbollit shqiptar, Kalaja dhe Duka: Ashtu si agjërimi edhe futbolli kërkon unitet, disiplinë dhe solidaritet

Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për futbollistët, futbollistet, drejtues dhe presidentë të klubeve të “Abissnet Superiore”, si dhe për përfaqësues të mediave të cilët agjërojnë gjatë këtij muaji të madhërueshëm të Ramazanit.

Një event i kthyer tashmë në traditë nga Federata e Futbollit, që çdo vit, në këtë periudhë të veçantë për besimtarët myslimanë, bën bashkë familjen e madhe të futbollit shqiptar në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë. Të pranishmit i përshëndeti Presidenti Armand Duka, i cili uroi të gjithë për një agjërim të pranuar dhe theksoi rëndësinë e vlerave që përcjell muaji i Ramazanit, të cilat përputhen edhe me frymën e sportit dhe futbollit.

“Faleminderit që keni pranuar ftesën e Federatës së Futbollit në këtë iftar tradicional, sepse tashmë çdo vit federata ka bërë traditë që të shtrojë iftar. Ky iftar nuk është thjesht ndarja e një vakti, por është shprehje e respektit për të gjithë ata që e respektojnë dhe e agjërojnë Ramazanin, shprehje e respektit jo vetëm për ne që jemi në sallë, por për të gjithë komunitetin tonë të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muaji i Ramazanit është muaji i reflektimit, i respektit, i sakrificës, i përkushtimit, por është edhe muaji i shprehjes së ndjenjave më të mira njerëzore, respektit për njëri-tjetrin. Edhe loja e futbollit ka një lloj ngjashmërie, sepse edhe në futboll duhet disiplinë, unitet, solidaritet, duhen pikërisht këto virtyte që merren dhe respektohen në muajin e Ramazanit. Dua t’ju uroj që të keni një agjërim të pranuar, uroj që të keni shëndet dhe të mira ju dhe i gjithë komuniteti dhe familja jonë e futbollit. Agjërim të pranuar”,-tha Presidenti Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?