Igli Allmuça: Dinamo, që tani në Superiore. Trajneri Bano: Prisni, kaloni nga Lushnja!

Dinamo po vijon intensitet të lartë përgatitjet për pjesën e dytë të këtij sezoni, në Kategorinë e Parë. Blutë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti, të shtunën, ora 14.00, në Roza Haxhiu të Lushnjës, do të kenë edhe  mbështetjen e tifozëve, ku mësohet se udhëtimi është falas. Lushnja ka plot 12 vite pa një fitore brenda në shtëpi ndaj Dinamos. Lagunarët kryesojnë aktualisht Grupin B, në Kategorinë e Parë, por me një pikë diferencë kartshi ndjekësve të më afërt, Dinamos e Sopotit.  Igli Allmuça, ish-mesfushori i Kukësit gjatë pjesës së parë të këtij edicioni, dhe ish-lojtar i Partizanit e Dinamos, është rikthyer gjatë janarit tek blutë kryeqytetas. Ai bashkë me Daniel Xhafaj e portierin Elvis Kotorri i kanë dhënë më shumë garanci skuadrës që numëron 18 tituj kampion në Kategorinë Superiore, për të kthyer sezonin tjetër në vendin që i takon. – “Dinamo do të jetë në Kategorinë Superiore, aty ku edhe duhet të jetë,” –shprehet Almmuça. – “Atmosfera që gjeta tek kjo skuadër më bën të jem optimist. Kemi një ndeshje të vështirë në Lushnjë, por çdo ndeshje deri në fund do të jetë e tillë. Ne synojmë të marrim maksimumin ndaj çdo kundërshtari dhe në çdo fushë. Jam i bindur se Dinamo do të jetë sezonin tjetër krah rivalëve të saj historikë, Partizanit e Tiranës,” – thotë i bindur mesfushori me eksperiencë, një ndër lojtarët më të mirë të futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit, Igli Allmuça. Ai beson se projekti i presidencës së Dinamos, vështirë se mund të dështojë. Allmuçka sjell edhe një shembull mbi pretendimet e tij. -“Me Dinamon fitova titullin kampion në vitin 2008, dhe ishte kjo presidencë që drejtonte ekipin. Mendoj se për ta ngjitur ekipin në Superiore, do të jetë edhe më e lehtë.” Janë në fakt tifozët dinamovitë, që besojnë se sezonin tjetër do ta shohin ekipin e tyre në një kategori më lart dhe do të shijojnë përballjet deri, siç edhe i njeh historia, me ekipet e Tiranës e të Partizanit.   

Artan Bano, një “shigjetë” drejt Dinamos

Trajneri i Lushnjës, Artan Bano  “thumboi” Dinamon, në prag të ndeshjes direkte të 7 shkurtit, që mund të jetë edhe vendimtare për ambicjen e dy ekipeve, të cilat synojnë një vend në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. – “Ata bëjnë merkato , kurse ne të shtunën marrim 3 pikshin dhe i nxjerrim jashtë garës për titull. Me Mikel Canka, jemi një skuadër e plotësuar dhe jemi të bindur se në Kategorinë Superiore do të shkojmë ne,” – theksoi Bano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?