Igli Tare kërkon sulmues në janar, sfidon Romën për holandezin e United

Maratona e merkatos së janarit ende nuk ka nisur zyrtarisht, por Milani ka bërë tashmë hapin e parë drejt një goditjeje të madhe. Emri kryesor në listën e drejtorit sportiv Tare është ai i Joshua Zirkzee, sulmuesi holandez që kërkon ringritje pas një periudhe të zbehtë te Manchester United.

Interesi për të është i fortë edhe nga Roma e Gian Piero Gasperinit, që kërkon me urgjencë një qendërsulmues pas zhgënjimit me Fergusonin.  Ndërsa dysheja titullare Leao–Pulisic mbetet e paprekshme, problemet e skuadrës qëndrojnë te mungesa e alternativave:

Santiago Gimenez: i pezulluar prej muajsh për një dëmtim të mistershëm në kyçin e këmbës së majtë, dhe pritet të largohet me shumë mundësi drejt Bundesligës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Christopher Nkunku: nuk po arrin të shprehë pritshmëritë, sidomos sa i përket finalizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht për këtë arsye, sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezinj kanë nisur kontaktet me agjentin e njohur Kia Joorabchian për pistën Zirkzee.

United pranon huazimin, por kërkon detyrim blerjeje rreth 35 milionë euro, kushtëzuar me kualifikimin në Champions League. Milani, në të kundërt, synon një të drejtë blerjeje pa detyrim.

Nëse operacioni Zirkzee dështon, veçanërisht nëse nuk largohet Gimenez,  Milani ka përgatitur planin rezervë. Profili i kërkuar është i qartë: një sulmues tipik zone, me eksperiencë, i gatshëm të pranojë një rol rotacioni dhe të vijë në formë huazimi. Niclas Füllkrug i Ëest Ham, një pistë konkrete; Mauro Icardi, një emër që ndez imagjinatën, me mundësinë e rikthimit të bujshëm në Serie A.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?