Igli Tare nuk ndalet në merkato, gati edhe transferimi i mbrojtësit të Young Boys

Pas transferimit të Ardon Jasharit, Milani është shumë pranë goditjes së dytë nga Zvicra. Sipas raportimeve të SportMediaset, kuqezinjtë janë gati të mbyllin marrëveshjen për Zachary Athekame, mbrojtësin e djathtë të Young Boys, i lindur në vitin 2004.

Oferta fillestare e Milanit prej 7 milionë euro ishte refuzuar nga klubi zviceran, por pas rritjes së shifrës nga ana e kuqezinjve, tashmë palët janë shumë pranë akordit për një shumë që mund të arrijë rreth 9 milionë euro në total. Klubi zviceran mund të japë ok-in përfundimtar që sot, ndërsa lojtari është në pritje për t’u nisur drejt Milanos.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Athekame mund të mbërrijë në Milano mbrëmjen e sotme, ndërsa vizitat mjekësore dhe firma në kontratë do të kryhen të nesërmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

20-vjeçari, i cili vjen pas një sezoni të shkëlqyer dhe me 8 paraqitje në Champions League, pritet të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Emerson Royal dhe të konkurrojë me Alex Jimenez për një vend në të djathtën e mbrojtjes. Megjithatë, nuk përjashtohet as ideja e Max Allegri-t për të vazhduar eksperimentin me Fikayo Tomori në atë pozicion, ashtu siç ka ndodhur disa herë gjatë fazës përgatitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?