Igli Tare: Rafinha ishte pranë Lacios, “pengu” im i madh i merkatos

Ish-lojtari i kombëtares sonë, Igli Tare, i cili drejton aktualisht një ndër klubet më të mëdha të Seria A shprehet se i ka mbetur një peng i madh nga merkato e sezonit të kaluar. Rafael Alcantara do Nascimento, i njohur shkurt me emrin Rafinha, është pengu i merkatos së Lacios, që drejtohet nga Igli Tare, prej katër vitesh drejtor sportiv i klubit të Seria A.  Tare ka negociuar dhe ka afruar lojtarë të ndryshëm, të njohur në arenën ndërkombëtare, por pranon për mediat italiane, se ka mbetur i zhgënjyer nga fakti që nuk ka mundur ta transferojë në Romë futbollistin 21-vjeçar, të Barcelonës. Tare ka zbuluar se verën e kaluar thuajse e kishte mbyllur marrëveshjen me talentin katalanas, që është vëllai e Alcantarës, mesfushorit të Bayern Mynih. Në momentin kur gjithçka pritej të bëhej zyrtare, trajneri Luis Enrique ka hedhur poshtë marrëveshjen. Kur klubi i Barcelonës i tha se kishte besim tek ai, dhe se Rafinha papritur u bë i pa-shitshëm. Tare, sakaq, shprehet i bindur se nëse 21-vjeçari, nëse do të ishte transferuar në “Olimpico”, do ta kishte rritur nivelin e lojës së skuadrës së kryeqytetit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?