Igli Tare rikthehet sot për herë të parë si kundërshtar në “Olimpico” ndaj Lazios

Igli Tare rikthehet sot në “Olimpico”, por për herë të parë si kundërshtar i Lazios. Një sfidë me shumë ngarkesë emocionale për ish-drejtuesin shqiptar, i cili vetëm pak ditë më parë u përball me bardhekaltrit në “San Siro”, dhe tashmë do t’i ketë sërish përballë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Italisë. Për Taren, që për 18 vite ka qenë pjesë e historisë së klubit,si lojtar dhe si drejtues, kjo përballje ka një peshë të veçantë.

U transferua te Lazio në verën e vitit 2005, pasi kishte lënë një përshtypje pozitive në dy sezone me Bolognan. Në Romë mbylli karrierën si futbollist, duke regjistruar 65 ndeshje dhe pesë gola në tre sezone. Menjëherë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai mori një rol drejtuesi pranë klubit të Claudio Lotitos, detyrë që e mbajti për pesëmbëdhjetë vite radhazi, deri në verën e vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe, Tare u shqua për aftësinë për të identifikuar talente dhe për të kryer operacione të zgjuara në merkato, duke ndërtuar një identitet të fortë sportiv për Lazion.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?