Iker Casillas i hap “derën” De Geas, Khedira largohet nga Real Madrid

Portieri i Real Madrid, Iker Casillas, mirëpret interesin e klubit të tij për David De Gea, dhe insiston se skuadra nga “Santiago Bernabeu” duhet të firmosë me yllin e Manchester United. Casillas ka vuajtur dhe është përballur me kritika të ashpra gjatë sezoneve të fundit, për shkak të disa gabimeve dhe spekulimet flasin se ai gjatë verës mund të largohet. Megjithatë, portieri i Realit iu përgjigj interesit të gazetarëve se “Sigurisht do të doja, që ai të vinte në ekip,” për De Gea. Trajneri i Manchester United nga ana tjetër po bën përpjekje për të ndalur largimin e De Gea. Casillas u la në stol nga ish-trajneri i Real Madrid  Jose Mourinho në vitin 2013, por ai i fitoi sërish vendin nën drejtimin e trajnerit, Carlo Ancelotti. Casillas, i cili iu bashkua klubit madrilen 25 vjet më parë nga akademia, ka fituar tre trofe të Champions League dhe pesë tituj kampionë, që kur nisi karrierën profesionale më 1999.

 

Khedira tregon arsyet e divorcit nga Real Madrid 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sami Khedira nuk do ta rinovojë kontratën me Realin Madridit duke përgatitur lamtumirën nga skuadra “Los Blancos”. Këtë e konfirmon vetë mesfushori gjerman që kërkon të provojë një eksperiencë të re pasi gjatë sezonit të fundit ka gjetur pak hapësira në radhët e skuadrës së Ancelottit.  – “Stërvitja e fundit ishte disi e çuditshme, një ditë e shoqëruar me shumë emocione. Jam i trishtuar për këtë por duhet të largohem. Ky ishte viti më i vështirë i karrierës time por dëmtimi i rëndë në gju nuk më ka lejuar të luaj në vazhdimësi. Arrita të isha i pranishëm në finalen e Champions League dhe në Botërorin e Brazilit prandaj besoj se jam sforcuar shumë duke kërkuar rikuperimin në kohë rekord. Situata u komplikua shumë në fillim të sezonit. Gjithsesi, për të qenë deri në fund të ndershëm, duhet ta pranojmë se mosaktivizimi im nuk lidhet me dëmtimet”. Khedira sqaron arsyet pse vendosi të mos hidhte firmën në kontratën e re. – “U takuam disa herë dhe unë personalisht kam qenë i sinqertë. Në dhjetor e kuptova se gjeja më e mirë që duhej të bëja ishte një aventurë e re. Më duhet të theksoj se ky vendim nuk lidhet aspak me klubin sepse oferta që më kanë bërë ishte shumë e mirë. Nuk është e vërtetë se kam kontaktuar me Bayernin sepse jemi në fundin e muajit Maj dhe unë nuk kam ende një skuadër të re. Kur Xabi Alonso u largua ua bëra me dije drejtuesve se nuk kisha asnjë qëllim ta ndiqja te Bayerni”.  Sami Khedira konfirmon largimin nga Real Madrid. Juventus dhe Schalke 04 në pritje të zgjedhjes që do të bëjë lojtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?