Iku nga lufta në Kosovë, sot luan për Barcelonën
E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo ka shkruar në numrin e djeshëm për nëntë talentet e Barcelonës, të cilët po hetohen nga Federata e Futbollit të Spanjës.
Kjo e fundit po i heton kalimet e tyre te Barcelona, pasi dyshon për marrëveshje jo të rregullta.
E në mesin e këtyre talenteve është edhe kosovari, Labinot Kabashi. Për këtë të fundit, El Mundo Deportivo shkruan: “Ai u lind më 28 shkurt 2000 në Skënderaj në një vend të banuar tërësisht nga shqiptarët, vendi më i varfër në shtet dhe vetëm pak muaj para se të fillonte lufta në Kosovë”.
“Spastrimi etnik i kryer nga forcat serbe rezultoi në një migrim masiv të njerëzve në vendet fqinje. Me këtë rast, Kabashi më vonë përfundoi në Kataloni”, shkruan kjo e përditshme, duke e quajtur hetimin e federatës spanjolle si skandaloz. Kjo e fundi po heton talentet, me të cilët Barcelona ka nënshkruar e të cilët nuk janë të lindur në Spanjë.
KOHA JONË SONDAZH

