Ilir Daja hedh në gjyq Flamurtarin, kërkon 80 mijë euro

Nuk kanë fund gjyqet te Flamurtari. Klubi vlonjat i futbollit po paguan mosrespektimin e kontratave, përveç degdisjes tashmë në Kategorinë e Parë. Për të ardhur keq, sepse flitet për një emër të madh të futbollit shqiptar, që ka tronditur në Kupat e Europës edhe Partizanin e beogradit me Barcelonën.

Kështu, pas disa futbollistëve, radha për të kërkuar borxhet nga kuqezinjtë i ka ardhur Ilir Dajës. Sipas “Panorama Sport”, trajneri kryeqytetas, që aktualisht është në stolin e Partizanit, kërkon jo pak, por 80 mijë euro nga Sinan Idrizi, sipas kontratës që ka pasur me të, sa drejtoi bregdetarët para dy sezonesh.

Duke qenë se klubi vlonjat nuk e ka shlyer, Daja i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?