Ilir Daja i infektuar me Covid-19? Reagon klubi i Partizanit
Në prag të ndeshjes me Teutën në “Elbasan Arena”, klubi i Partizanit ka zbuluar se Ilir Daja nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19, siç është aluduar në disa media të caktuara.
Njoftimi i Partizanit
“Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se trajneri ynë, Ilir Daja është infektuar me COIVID-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.
FK Partizani garanton se trajneri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është i pranishëm në hotel, i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
U tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshme dhe profesioniste në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani.”
KOHA JONË SONDAZH

