Ilir Daja jep dorëheqjen nga drejtimi i Partizanit
Ilir Daja ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Partizanit pas humbjes ndaj Tiranës në derbi. Pas deklaratës, për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ekipin, që në 15 javët e para të Kategorisë Superiore ka grumbulluar vetëm 18 pikë.
Në fund të diskutimit, u vendos që palët të ndjekin rrugë të ndryshme, duke konfirmuar se Ilir Daja nuk do të jetë më në krye të stolit të kuq. Me kampionatin që rinis më 15 janar, klubi ka kohë që të gjejë një zëvendësues, i cili ka detyrën t’i kthejë në nivelin e pretenduar.
Deri në atë kohë, skuadra do të stërvitet nën drejtimin e Dritan Mehmetit. Partizani e mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e pestë, me 18 pikë, duke qenë më pranë zonës së rënies nga kategoria.
KOHA JONË SONDAZH

