Ilir Daja pas humbjes 1-2 ndaj Hajdukut: Gjithçka mbetet e hapur, besojmë te përmbysja në Tiranë

Trajneri i ekipit shqiptar, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Hajduk Split, e zhvilluar në Kroaci, pavarësisht humbjes 2-1.

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Luajtëm me intensitet dhe krijuam disa raste në portën kundërshtare. Ishte një eksperiencë e mirë për ne pas gati 15 vitesh mungesë në Europë, shumë lojtarë luanin për herë të parë në një kompeticion europian,” deklaroi Daja.

Ai pranoi se në pjesën e dytë skuadra bëri disa gabime që i kushtuan: “Ia dhuruam topin kundërshtarit dhe mund të dilnim më mirë në krahë, pasi ata po bënin presion në qendër. Ndikuan edhe mungesa e Karambës dhe largimi i Itodos.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, trajneri theksoi se rezultati lë gjithçka të hapur: “Mendoj se humbja 2-1 në fushën e Hajdukut, një ekip me shumë eksperiencë në Europë, nuk është keq. Janë edhe 90 minuta të tjera. Në Tiranë mund të bëjmë më mirë. Hajduku është favorit, por gjithçka mbetet e hapur dhe ne besojmë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Daja shtoi se kjo ndeshje ka shërbyer edhe për të rritur eksperiencën e lojtarëve të rinj: “Kemi aktivizuar lojtarë të rinj në moshë, të cilët fitojnë eksperiencë duke luajtur para kaq shumë tifozësh.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?