Ilir Daja pas kualifikimit historik të Dinamos: Të gjithë ishim të përlotur, e merituam këtë fitore!

Trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, nuk e fshehu emocionin pas fitores 3-1 ndaj Hajduk Split në “Air Albania”, që i dha skuadrës shqiptare kualifikimin në fazën “Play-Off” të Conference League.

“Ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe për historinë e Dinamos. Kishim përballë një ekip me mbi 200 ndeshje në arenën europiane dhe ia dolëm ta përfaqësojmë denjësisht futbollin e klubeve tona. E merituan lojtarët, presidenti, por edhe ne si staf, sepse puna jonë është pjesë e këtij suksesi,” u shpreh Daja.

Tekniku vlerësoi qëndrimin e skuadrës në fushë dhe guximin për të përballuar një kundërshtar të madh si Hajduk Split. “Në të gjithë ndeshjen patëm më shumë raste se ata. Kur e menaxhon lojën, frika nuk ekziston. Kjo fitore është një bonus i madh psikologjik dhe tregon që mund të bëjmë gjëra të mëdha,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daja kujtoi se kjo nuk ishte hera e parë që bënte “historinë” në Europë, pas suksesit të mëparshëm ndaj Dinamo Zagreb. “Të përballesh me gjigantë të futbollit kroat dhe të kualifikohesh është diçka e jashtëzakonshme,” shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, trajneri paralajmëroi se skuadra do të festojë këtë moment, por më pas do të fokusohet tek sfida e radhës kundër Jagellonian. “E dimë që vështirësia është po aq e madhe sa ndaj Hajdukut, por do t’ia lëmë fushës të flasë,” përfundoi Daja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?