Ilir Daja specialist për tu shpallur kampion, i jep titullin Ballkanit në Kosovë
Drita dhe Gjilani nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në derbin e sotëm. Dueli i javës së 33-të shpall automatikisht kampion në Kosovë ekipin e Ballkanit.
Për momentin, Ballkani ka 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani dhe 13 më shumë se Drita, që kanë edhe nga tri ndeshje të mbetura. Ky është titulli i parë për ekipin nga Suhareka.
Një sukses i madh edhe për trajnerin Ilir Daja, i cili pasi u shpall kampion me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun në Shqipëri, arrin të marrë titullin edhe në Kosovë. 4 javët e mbetura për Ballkanin do të shërbejnë sa për statistika për Ballkanin.
KOHA JONË SONDAZH

