Imami largohet me postim prekës nga Tirana: Ju kërkoj falje nëse kam bërë diçka gabim!
Eni Imami ka njoftuar largimin nga skuadra e Tiranës. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale futbollisti i njohur ka njoftuar mbylljen e kontratës me mirëkuptim me drejtuesit. Imami ka falënderuar klubin bardheblu për mundësinë që i ka dhënë, duke folur me fjalë zemre dhe falënderime për stafin.
Postimi i plotë i tij:
“Një marveshje qe është ndërprera me mirëkuptim nga te dy palët, me kte rast gjej dhe mundësinë te falënderoj presidentin, trajnerët Ze Maria dhe Ardi Memën që patën besim te unë, më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qytetit tim! Në fund një faleminderit për tifozët e Tironës që pavarësisht se s’kemi dhënë pritshmërit që ata duan kurrë s’na kanë lënë vetëm! Uroj që detyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysmë t’i kem zbatuar më së miri, në qoftë se diçka e kam bërë gabim kërkoj falje, por asnjëherë s’e kam bërë me dashje! Ju faleminderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkruan Imami.