Imami: Vetëm Mesi s’ka nevojë për përmirësim, ja çfarë na tha Pakult pas eliminimit

Intervistoi: Rozalb Lika

Kukësi i Peter Pakult ka marrë një goditje të rëndë këtë mesjavë, pasi është eliminuar në Kupën e Shqipërisë nga Laçi. Kampionët e Shqipërisë shpresonin që ta mbyllnin sezonin të paktën me këtë trofe, por kjo dëshirë e drejtuesve verilindor nuk do të realizohet. Zhgënjimi për eliminimin është i madh, dhe këtë gjë e ka pranuar në një intervistë për “Koha Jonë” edhe mesfushori i njohur i kësaj skuadre, Eni Imami. Një nga talentet më të spikatur te Kukësi në vitet e fundit është shprehur se nuk ka pasur asnjë ultimatum nga presidenti Gjici në përfundim të gjysmëfinales së kthimit, ndërkohë që ai ka rrëfyer edhe se çfarë u tha trajneri Pakult pas eliminimit. 25-vjeçari nuk e mohon se ka edhe një “fiksim” për të hequr: Të gjejë golin e parë në kampionat.

Si e keni përjetuar eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Laçit? A ishte një goditje për objektivat sezonal?

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund ta përkufizoj “e dhimbshme”, e papritur për ne. Nuk shkoi në finale skuadra më e mirë dhe padyshim që ishte një goditje, por futbolli kështu është. Duhet të shohim përpara në pjesën e mbetur të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vërtet që në mbledhjen pas kësaj ndeshjeje ka pasur ultimatum nga presidenti për rezultatet në ndeshjet e ardhshme në kampionat?

Nuk është aspak e vërtetë, madje nuk kemi bërë mbledhje fare. Nuk ka nevojë që të na thotë presidenti, pasi jemi futbollistë profesionist dhe e dimë vetë që duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje që ka mbetur.

Si ka qenë reagimi i trajnerit Pakult pas këtij eliminimi në dhomat e zhveshjeve?

Ishte shumë i qetë. Na tha: “Mos rrini të mërzitur, mblidhni veten dhe të marrim 3 pikët në Laç. Këtë inat që keni tani, shfaqeni të dielën në fushën e lojës”.

Këtë sezon e nisët me Milinkoviç dhe tashmë jeni nën drejtimin e Pakult, ku ndryshojnë dhe me cilin ndiheni më mirë?

Dua të theksoj se të dy janë profesionist dhe të përgatitur. Janë trajnerët e duhur për një skuadër si Kukësi. Pakult është më i rreptë, ndërkohë që Milinkoviç është më i qetë. Me të dy ka qenë njëlloj, ashtu si me të gjithë trajnerët e tjerë, nuk kam pasur probleme.

Ju jeni të kënaqur me sezonit aktual me Kukësin, dhe çfarë mendoni se mund të përmirësoni në lojën tuaj?

Deri diku mund të them se jam i kënaqur, por disa herë kam mbetur i zhgënjyer, pasi mendoj se nuk e kam merituar që të qëndroj jashtë formacioni, por në fund zgjedhjet i takojnë trajnerit. Përveç Mesit, çdo futbollist tjetër ka diçka gjithmonë për të përmirësuar. Unë personalisht kam këmbën e djathtë, edhe pse është e vështirë.

Në fakt me Kukësin ende nuk keni gjetur rrugën e rrjetës në kampionat? Lidhet më shumë me pozicionin tuaj në fushë?

Akoma, por shpresoj që të vijë sa më shpejt, pasi e kam kërkuar. Në disa raste kam qenë i pafat, dhe ndoshta edhe nga pozicioni në fushën e lojës. Uroj që të mos ta shënoj si Musolli pas 200 ndeshjesh (qesh).

Ku do t’u shohim në sezonin e ardhshëm? Keni pasur oferta nga ekipet e Superiores apo jashtë?

Kam ende edhe 1 vit e gjysmë kontratë, dhe do të shohim. Dëshira është që të luaj jashtë, por kjo mbetet për t’u zbuluar në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?