Immobile: Luis Alberto më njeh më mirë se gruaja!

Ciro Immobile është një idhull i tifozerisë së Lazios, por edhe i familjes së tij. Ai është jo vetëm një futbollist i shkëlqyer, por edhe një baba apo prind shembullor. Në një lidhje direkte me ndjekësit e tij në Instagram, ai nuk ka ngurruar që të bëjë edhe pak humor.

“Në skuadër kuptohem shumë mirë me të gjithë, shokët janë fantastik. Gjuajtjet e penalltive? Nuk janë të thjeshtë, por presioni dhe stresi janë pjesë e futbollit.

Tifozët janë emocion i pabesueshëm. Në qytet nuk dal më me Lazzarin, e kam shkarkuar si shofer sepse nuk i njeh mirë rrugët. Acerbi është më xheloz se Jessica (bashkëshortja). Luis Alberto më mirë se gruaja”, deklaroi Immobile. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP