Immobile shpëton Lazion në shtesë në “betejën” mes shqiptarëve (VIDEO)

Lazio ka arritur që të marrë një pikë në duelin ndaj Torinos 1-1, duke shpëtuar nga Immobile vetëm në kohën shtesë. Në betejën e “Olimpicos” kanë luajtur titullarë dy portierët e kombëtares shqiptare.

Berisha dhe Strakosha kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, ndërkohë që edhe Hysaj ishte në fushë nga fillimi. Në fillimin e pjesës së dytë, Rodriguez hedh topin në zonë dhe Pellegri dërgon topin në rrjetë.

Sarri bën disa zëvendësime, duke hedhur forca të reja në fushë. Por Lazio është shumë larg atyre paraqitjeve të mira që ka bërë javët e fundit në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur dukej se sfida po shkonte drejt fundit, Immobile arrin të barazojë rezultatin në minutën e 92-të. Me këtë barazim, Lazio mbetet në vendin e 6-të me 56 pikë, 1 më pak se Roma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?