Inaki Williams: Zhvillimi i Superkupës në Arabinë Saudite është turp e trishtim

Sulmuesi i Atletico Bilbaos, Inaki Williams doli hapur kundër vendimit të Federatës Spanjolle të Futbollit për të zhvilluar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.

“Për ne, edhe pse kishim pak tifozë, loja u luajt jashtë. Është turp sepse është një lojë shumë tërheqëse dhe po të ishte luajtur më afër, stadiumi do të ishte mbushur me shumë tifozë tanë.

Është turp pasi ju duhet të udhëtoni qindra kilometra nga njerëzit tanë, nga familjet tona. Nuk ka kuptim të luaj në Arabinë Saudite, por futbolli është i tillë tani. Është turp, është turp dhe trishtim për mua”, tha ai pas humbjes 0-2 ndaj Barcelonës.

SHKARKO APP