Incidenti gjatë shortit, thyhet vazoja që mbante goglat (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme, në sallën e konferencave të stadiumi “Air Albania”, teksa po hidhej shorti i Kategorisë Superiore, për sezonin 2020-2021.

Teksa sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, po përziente goglat, papritur vazoja u thye. Ky moment u kalua me të qeshura, ndërkohë që vazoja u zëvendësua menjëherë dhe shorti vijoi normalisht.

SHKARKO APP