Indrit Çullhaj arrin sukses në Itali, merr medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të xhudos

Indrit Çullhaj mori medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Ankona ku përfaqësoheshin rreth 20 shtete. Në peshën deri 73 kilogramë ishin 24 sportistë.

Kampioni shqiptar i xhudos mundi 5 kundërshtarë për të arritur këtë sukses. Indrit Çullhaj po përgatitet për grand slemin e Antalias që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe shërben për kualifikim në Lojërat Olimpike të Paris 2024.

Çullhaj pak kohë më parë arriti të shpallej për herë të 16 kampion i Shqipërisë, një rekord për sportin e xhudos.

SHKARKO APP